Ministria e Ekonomisë dhe UP-ja me memorandum për kërkime shkencore në projekte mjedisore

16 nëntor 2020 | 13:22

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Kuçi me këtë rast tha se qëllimi i këtij memorandumi është të krijojë lidhje bashkëpunimi ndërmjet UP-së gjegjësisht Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës dhe ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Sipas tij, bashkëpunimi ka për qëllim bashkërendimin e aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në mbrojtjen e mjedisit dhe faunës, mbrojtjen e natyrës, ekspertizë dhe kërkim shkencor për projekte mjedisore. “Patëm kënaqësinë që me rektorin ta nënshkruajmë një marrëveshje për çështje që kanë të bëjmë me mbrojtjen e mjedisit. Sot kam kënaqësinë që si ministër ta nënshkruamë dhe të ecim përpara”.

“Këto kanë të bëjnë me kërkim të ndryshme shkencore, praktikës së studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës. Rektorit i dëshiroj sukses në punë sidomos në limitë përkatëse të mjedisit”.

Rektori Sahiti tha se punimet në fushën e mjedisit do të kenë mundësi që të vihen në pah, raporton EO.

“Është kënaqësi me nënshkrua këtë bashkëpunim. Na është hapur mundësi shtesë duke pas parasysh që fusha e mjedisit është një ndër top temat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani Reto Nause, aktualisht drejtor i sigurisë dhe energjetikës në…