Reto me një pikë muzikore ua uron shqiptarëve në Bern Ditën e Flamurit

16 nëntor 2020 | 13:21

Politikani Reto Nause, aktualisht drejtor i sigurisë dhe energjetikës në Bern të Zvicrës, përmes një pike muzikore ua ka uruar shqiptarëve në Bern Ditën e Flamurit, 28 nëntorin.

Reto në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shpërndarë videon ku ua uron shqiptarëve Ditën e Flamurit.

Reto ditë më parë u ka kërkuar shqiptarëve votën për Listen e Qendrës në zgjedhjet e 29 nëntorit në Bern.

Sali Bilsimi, veprimtar dhe mik i politikanit zviceran, Reto Nause, ka kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Bern që ta përkahin Reton.

“Reto është një personalitet me virtyte të larta njerëzore, është nder dhe privilegj për që ta mbështesin masovikisht mikun tonë që çdo herë është në përpjekje për ta lidhur Zvicren dhe Kosovën në të gjitha sferat. Kësaj radhe na bën edhe me emocione duke na ofruar një pikë muzikore për të na uruar Ditë e Flamurit. Suksese miku im!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Video është më poshtë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka thënë…