Bardhi: Kosova shpejt do kualifikohet në Evropian

16 nëntor 2020 | 13:15

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka thënë se Kosova ka një top skuadër dhe se shumë shpejt do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ai ka thënë se është ndjerë keq që Kosova nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kombeve.

“Të gjithë jemi profesionistë dhe futemi në ndeshje për ta fituar lojën, por më ka ardhur shumë keq për lojtarët e Kosovës sepse kanë qenë në një moment shumë të rëndësishëm”.

“Jam ndjerë shumë keq sepse pas ndeshjes [lojtarët e Kosovës] kanë qarë shumë dhe kam tentuar në mënyrën time t’u japim pak rast sepse Kosova është një shtet i ri dhe ka filluar shumë frik të garojë në këto liga”.

“Kosova ka top ekip dhe besoj se shumë shpejt do të arrijë të kualifikohet ne Evropian. E them këtë me plot bindje sepse e ka treguar vetën në shumë raste”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba e ka vlerësuar këtë…