Pogba: Ky është sezoni më i vështirë që kam pasur

16 nëntor 2020 | 13:12

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba e ka vlerësuar këtë sezon si më të vështirën e karrierës. Francezi nuk është në formën më të mirë, derisa në katër ndeshjet e fundit që ka zhvilluar me “Djajtë e Kuq” është zëvendësuar nga Scott McTominay.

27-vjeçari për RTL ka thënë se është duke u kënaqur më shumë me Kombëtaren e Francës, se në gjigantin anglez.

“Asnjëherë nuk kam qenë në këtë periudhë të vështirë gjatë karrierës. Kombëtarja e Francës është e freskët, grupi është i mirë, është magjike”, ka thënë Pogba, i cili edhe 18 muaj kontratë më Unitedin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë ka reaguar pas…