Ministria e Infrastrukturës anulon tenderin 4.4 milionë euro për ndriçimin SMART dhe kamerat e sigurisë në autostrada

22 korrik 2025 | 20:30

Ministria e Infrastrukturës ka anuluar tenderin e shpallur në vlerë 4.4 milionë euro për instalimin e sistemit inteligjent të ndriçimit si dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”, shkruan Reporteri.net.

Në dosjen e tenderit thuhet se për këtë tender kanë pranuar disa ankesa dhe meqenëse Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve s’ka ekspertizë profesionale në këtë fushë, të anulohet aktiviteti i prokurorimit që të përgatitet shpallja më mirë.

Tenderi ishte shpallur në fillim të muajit maj të këtij viti.

“Duke pas parasysh se për këtë dokument ka pas ankesa nga operatorët e ndryshëm dhe duke pas parasyh se DMRr nuk ka ekspertizë profesionale të fushës së ndriqimit për të iu pergjigj këtyre shqetësimeve dhe me qëllim ripërgaditjes se një dokumenti më mirë i cili do të jetë në funksion të plotë të qëllimit për të cilin është inicuar, propozoj që në kuadër të kompetencave, autorizimeve dhe përgjegjësive tuaja të e anuloni këtë proces të prokurimit”, thuhet në dosje.

Një kompani tashmë ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurorimit, me pretendimin se janë shkelur disa dispozita të Ligjit për Prokurim Publik.

Tek dosja theksohet se me këtë projekt, përveç ndriçimit, do te përfshijë edhe pajisjet për matjet e ajrit, tabelat paralajmëruese për dhënien e mesazheve me sistem inteligjent VMS te cilat do të shërbejnë për nevoja te sigurisë së pjesëmarrësve në trafik si dhe vendosjen e kamerave vëzhguese te sigurisë te cilat do te shërbejnë për qëllime te parandalimit te keqpërdorimit te pasurisë publike siç janë trafo elektrike dhe pajisjet tjera përcjellëse dhe jo vetëm si tepër te rëndësishme duke pas parasysh se në të kaluarën janë demoluar (vjedhur) te gjitha pajisjet elektrike në Auto udhën R7 duke shkaktuar dëme te mëdha financiare.

Vendosja, kontrolli dhe menaxhimi i kamerave thuhet se do të bëhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale.

“Subjekt i këtij projekti është „Ndriçimi SMART i autostradave – implementimi i sistemit inteligjent te ndriçimit për Autostradën R6 dhe R7” me qëllim ngritjes së nivelit të siguris rrugore në Auto udhën R6 dhe R7 si dhe nyjat lidhëse te tyre që janë nën Menaxhimin e Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në të përfshihen shërbimet për punimet në ndriçimin publik si dhe pajisjeve të tjera rrugore te nevojshme për realizimin e projektit”, thuhet në dosje.

B10 Njoftimi per anulimin e aktivitetit te prokurimit (11)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
8-vjeçarja, Arsa Balaj, u godit nga një veturë më 6…