Ministria e Infrastrukturës jep detajet për gjendjen e rrugëve kombëtare dhe rajonale

08 dhjetor 2020 | 11:35

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë detajet për gjendjen ditore të rrugëve kombëtare dhe rajonale.

Sipas MI-së, në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshje nuk ka pasur në asnjë aks rrugor.

“Mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orë në tërë Republikën e Kosovës. Në auto-udha R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në auto-udhën A7, Morinë-Gjurgjicë”, thuhet në njoftim.

Në regjionin Prishtina 1 dhe 2, sipas MI-së, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit.

Kurse, në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës.

Po ashtu, në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve.

Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka harruar një…