Rita Ora duket se ka harruar romancën me vëllain e motrave miliardere: Isha e re..

08 dhjetor 2020 | 11:35

Duket se këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka harruar një nga lidhjet e saj të dashurisë të disa viteve më parë. Duket se ajo nuk e kujton periudhën kur ka qenë në një romancë me vëllain e motrave miliardere, Rob Kardashian.

“Isha e re. Ishte kënaqësi. Mendoj se ishte shumë, shumë argëtuese. Kjo është gjithçka mbaj mend”, ka thënë 30-vjeçarja së fundmi gjatë një interviste.

“Daily Mail” shkruan se fundi i romancës së tyre të shkurtër, nuk u prit dhe aq mirë nga vëllai i Kim Kardashian. Ai përmes postimeve në rrjetet sociale, në mënyrë indirekte shprehej se këngëtarja e kishte mashtruar atë për shumë gjëra gjatë lidhjes së tyre.

Rita dhe Rob kanë qenë të lidhur bashkë në vitin 2012 dhe nuk ka zgjatur shumë. Pas ndarjes, ai shkruante nëpër postimet e tij se këngëtarja e famshme edhe e kishte tradhtuar.

Rita Ora duket se ka harruar romancën me vëllain e motrave miliardere:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tyson Fury ka kërcënuar se do t’ia thyejë turinjtë Anthony…