Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e Kosovës, të kalueshme

10 dhjetor 11:08

Pas reshjeve të lehta të borës, Ministria e Infrastrukturë (MI), ka bërë me dije se të gjitha rrugët në territorin e Republikës së Kosovës janë të kalueshme.

Sipas kësaj ministrie, ekipet gjenden në teren dhe janë të gatshme për të intervenuar në rast nevoje.

MI-ja ka lutur pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisje dimërore.

Aksi rrugor Kaçanik – Hani i Elezit është duke qëndruar i mbyllur nga e premtja, për shkak të punimeve në urën 407 të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe jo si pasojë e reshjeve të borës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka refuzuar kërkesat e…