Ministria e Infrastrukturës ua hap dyert studentëve për punë praktike

01 nëntor 2018 | 14:38

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është takuar sot me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës.

“Rektorit Dema i premtova për hapje të dyerve të MI-së për praktikë të studentëve të UP-së në departamentet përkatëse dhe mundësi trajnimi për ta. Nga ai kërkova që të mos hezitojë dhe të paraqes ndonjë nevojë infrastrukturore për kampusin universitar”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka shprehur optimizëm se…