Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë i premton përkrahje financiare “Prishtina Hackerspace”-s

02 shkurt 2018 | 13:34

Në vazhdën e vizitave që ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po u bënë ndërmarrjeve inovative dhe komunitetit të kësaj fushe, ka qëndruar në ambientet e “Prishtina Hackerspace”.

Ministri Beqaj është njoftuar me aktivitetet e kësaj ndërmarrje, fushëveprimtarinë dhe ambiciet e saj për të ardhmen, me ç’rast ka thënë se “Prishtina Hackerspace” është një hapësirë e mirë ku të rinjtë dhe të rejat mund të gjejnë vendin ku mund të shprehin shpirtin e tyre kreativ dhe inovativ.

“Të rinjtë dhe të rejat që i pashë këtu sot që punojnë në kushte jo të mira, të cilat normalisht duhet të përmirësohen në të ardhmen me bashkëpunim. Kjo veprimtari mund të jenë e ardhmja ekonomike digjitale, ajo që ne si ministri po tentojmë ta promovojmë. Rinia jonë me kapacitetet që ka do të jetë baza kryesore e përfaqësimit jashtë vendit”, ka thënë ministri Beqaj.

Ndërsa Besfort Guri, bashkëthemelues i “Prishtina Hackerspace”, u shpreh i kënaqur me vizitën e ministrit Beqaj.

“Prishtina Hackerspace ekziston si entitet për rreth tre vjet dhe është një hapësirë eksperimentale e cila ndihmon të rinjtë në zhvillimin në aspektet teknologjike dhe inovative. Bashkë vizituam hapësirat e ‘Prishtina Hackerspace’ dhe morëm premtime që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të na përkrahë financiarisht në aktivitetet tona, në veçanti në organizimin e konferencës ‘Freedom Software Kosova’”, ka thënë Guri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferencën e mbajtur sot me temën “Edukimi, çelës për t’u…