Ministria e Jashtme, kërkesë urgjente medieve: Dorëzoni pasaportat e shërbimit

06 dhjetor 2019 | 15:04

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në njoftim publik u kërkon përfaqësuesve të gjithë medieve që të dorëzojnë pasaportat e shërbimit. Njoftim sqaron se me rregullat e reja për pasaportat e shërbimit, të gjithë dokumentet që janë lëshuar për mediet nuk janë më të vlefshme.

Njoftimi: Kërkesë drejtuar medieve për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, njoftojmë punonjësit e medieve në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka bërë me dije…