Ministria e Liburn Aliut gjobit Gazmend Muhaxherin (dokument)

11 prill 2024 | 16:58

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka ka bërë me dije se kanë gjobitur Komunën e Pejës, konkretisht kryetarin Gazmend Muhaxheri.

Bëhet fjalë për dëmtimin e zonës së mbrojtjur.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka theksuar se kjo gjobë është shqiptuar për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës.

“…ku në këtë zonë Inspektoriati i Mjedisit (MMPHI), ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim i biodiversitetit – vegjetacionit, e po ashtu kanë shkaktuar pengim normal të rrjedhës së ujit”.

May be an image of ticket stub and text
May be an image of text
May be an illustration of text that says 'veprohet -, lenda pikës dhe procedohet ketij permbaruesi, vendimi bashkengjitet edhe Inspektoratit Ligjin juridik sillet Kati 00620 gjobés Muhaxheri, Inspektoratit MMPH Pallatin Arsyetim Vehbi ushtruar natyrës, Shpat Nivokazi- inspektor per mbrojtjen inspektim bazuar Inspektoratin dhe Arton Ramadani H-, përkatësisht raportit "Raport Institutit "Bjeshket Prot.: Kosoves per Mbrojtjen Nemuna" "BN"), Shushices marre informaten territorin komunis Inspektorati 12:05 daten vendosur vizité kontrolle ështe konstatuar lartisi furnizim janë ishin hapjen rrugễ vazhduar rrjedhes ndërhyrjet biodiversitetit- herët jane afersisht inspektimit 2km e brenda shoqerimin gjatesi km, pastaj inspektimi éshte realizuar eshte zyrën lidhur ujësjellésit Drejtorisë per Pune kësaj drejtorie kerkuar dhe Nikçi dhe'

Postimi i plotë:

Zero tolerancë ndaj secilit që e shkel ligjin

Dëmtimi i zonës së mbrojtur, ndotja e mjedisit, shkatërrimi i natyrës dhe pronës publike nuk është më e mundur.

Në kuadër të këtyre parimeve, bazuar në nenin 56 paragrafi 2.2 dhe neni 30, paragrafi 1,3 i Ligjit Nr.05/L-087 për Kundërvajtje, kemi shqiptuar gjobën ndaj Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë, si dhe ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri.

Kjo gjobë është shqiptuar për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës, ku në këtë zonë Inspektoriati i Mjedisit (MMPHI), ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim i biodiversitetit – vegjetacionit, e po ashtu kanë shkaktuar pengim normal të rrjedhës së ujit.

Bashkëngjitur në vijim mund t’i gjeni dënimet dhe arsyetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka publikuar raportin mujor me statistika dhe përmbledhjen…