
Ministria e Mbrojtjes vazhdon t’i mësojë ukrainasit si t’i djegin tankët ruse me koktej molotovi
01 mars 2022
| 08:33
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka postuar instruksione se si të përdoret kokteji i molotovit në luftën ndaj Rusisë.
Qytetarët ukrainas janë treguar shumë aktivë në mbrojtjen e vendit pas agresionit rus, duke iu bashkuar ushtrisë dhe madje në një video, shihen edhe duke djegur një tank me koktej molotovi.
”Shkatërroni! Me zjarr! ? Hidhni nga shtëpia juaj, nga vendi juaj!”, shkruan në postimin e saj ministria.
Disa të rinj ukrainas i kanë vënë flakën një tanku rus teksa po kalonin pranë tij me veturë.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetin social Twitter ku shihen të rinjtë duke i vënë flakën tankut rus.
“Jeni të sigurt që dëshironi të keni luftë me këtë komb”, thuhet në postim.