Rusët, të frikësuar nga sanksionet

01 mars 2022 | 08:31

Qytetarët rusë tashmë po e ndjejnë goditjen e sanksioneve perëndimore që synojnë bankat e tyre, gjë që po e bën më të vështirë për ta aksesin e parave.

Më poshtë janë disa mënyra të përditshme se si ajo prek njerëzit, sipas vendasve rusë që folën për BBC:

Qytetarët nuk mund të përballojnë pagesat e hipotekës pasi normat e interesit u dyfishuan të hënën në 20%.

Ata kanë humbur mënyrat e pagesës, sepse bankave të tyre u është ndërprerë Visa dhe Mastercard, dhe më pas Apple Pay dhe Google Pay.

Qytetarët rusë po përpiqen të nxjerrin dollarë amerikanë – duke çuar në skena të radhëve të gjata në ATM.

“Kur filloi operacioni në Donbas, shkova në ATM dhe tërhoqa kursimet që kisha në Sberbank në dollarë. Tani fjalë për fjalë i mbaj ato nën jastëk”, ka thënë një burrë rreth të 30-tave në Moskë.

Në fillim të vitit 2022, një dollar këmbehej për rreth 75 rubla dhe një euro për 80. Por lufta ka ndihmuar të vendosen rekorde të reja – në një moment të hënën një dollar kushtonte 113 rubla dhe një euro, 127.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më pak se një javë pas luftës, duket gjithnjë e…