Ministria e Tregtisë publikon çmimoren e re për derivate, këto janë vlerat për ditën e martë

28 qershor 2022 | 10:34

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për ditën e martë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, i benzinës me 1.74 euro dhe i gazit me 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sytë e botës së futbollit u përqendruan te Madridi të…