Ministria u kërkon qytetarëve të mos bëjnë shaka më 1 prill

01 prill 2020 | 11:18

Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë u ka kërkuar qytetarëve që të përmbahen nga shakatë rreth koronaviorusit në “Ditën e Gënjeshtrave”. “Corona nuk është shaka”, thuhet në thirrjen e bërë, shkruan CNN. Është traditë në vendet e Perëndimit, siç është Gjermania, që njerëzit të trillojnë ngjarje dhe të shtyjnë në kurthe më 1 prill. “Në këtë situatë kërkojmë nga ju që të përmbaheni rreth trillimit të ngjarjeve ku temë është koronavirusi më 1 prill të këtij viti” thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja e famshme e “Victoria’s Secret”, Alexina Graham ka njoftuar…