Modeluesen e “Victoria’s Secret” e lodhë koronavirusi

01 prill 2020 | 11:15

Modeluesja e famshme e “Victoria’s Secret”, Alexina Graham ka njoftuar fansat se është prekur nga koronavirusi. Ajo ka postuar foton nga spitali në “Instagram” dhe tregon përvojën e frikshme që ka kaluar këto ditë. Alexina tregon se ndihmën më të madhe e ka pasur motrën e saj, e cila nuk e ka lënë asnjë çast vetëm. Gjithashtu, u bënë thirrje të gjithëve ta marrin seriozisht situatën sepse është shumë e frikshme.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjë shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjendje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihme edhe për t’u ngritur nga krevati. Edhe ngrënia e ushqimit u bë e vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe merreni këtë seriozisht”, shkruan modeluesja, e cila prej pesë ditësh ka qenë në terapi intensive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Ai Fen dyshohet se është rrëmbyer pas veprimit që…