Ministrja Bajrami takon rektorin dhe prorektorët e UP-së

07 shkurt 2020 | 15:19

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka vizituar të premten Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është takuar me rektorin Marjan Dema dhe prorektorët e këtij universiteti.

Ministrja Bajrami e ka përgëzuar menaxhmentin e Universitetit për rezultatet e arritura në këtë institucion të arsimit të lartë publik, ndërsa shpalosi vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në Kosovë, në veçanti të arsimit të lartë.

Ministrja e Arsimit ka theksuar se do të punohet me të gjithë akterët dhe të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre për të përmirësuar dhe zhvilluar arsimin e lartë, nivel ky që më pas do të kontribuojë në përmirësimin e sektorëve të tjerë.

Nga ana e tij, rektori Demaj ka falënderuar ministren Bajrami dhe po ashtu, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që Universiteti i Prishtinës, por edhe arsimi i lartë në përgjithësi, të arrijnë suksese të reja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur…