Ministrja Dumoshi ngushëllon familjen e Shaban Demirit

08 dhjetor 11:24

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e ka ngushëlluar familjen Demiri me rastin e ndarjes nga jeta të Shaban Demirit, i cili  ishte trajner dhe gjyqtar i hendbollit.

“Jo vetëm ju si familje, por ne si Kosovë, humbëm një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në hendbollin e Kosovës. Shabani ka qenë lojtar, trajner, gjyqtar e vëzhgues-kontrollues i sportit të hendbollit, duke e dhënë kështu kontributin e tij në këtë sport në të gjitha segmentet e tij, sidomos në vitet e nëntëdhjeta”, ka thënë Dumoshi.

Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi, me rastin e ndarjes nga jeta të Shaban Demirit

E nderuar familja Demiri,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin se është ndarë nga jeta i dashuri i juaj, trajneri dhe gjyqtari ynë i hendbollit, Shaban Demiri.

Jo vetëm ju si familje, por ne si Kosovë, humbëm një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në hendbollin e Kosovës. Shabani ka qenë lojtar, trajner, gjyqtar e vëzhgues-kontrollues i sportit të hendbollit, duke e dhënë kështu kontributin e tij në këtë sport në të gjitha segmentet e tij, sidomos në vitet e nëntëdhjeta.

Shaban Demiri, do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë për sportin e hendbollit sepse ai vazhdimisht ka sjellë energji dhe konkretizim në secilin angazhim të tijin. Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në hendbollin e Kosovës.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të Shaban Demirit.
Sinqerisht,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, do të propozojë gjeneralin…