Ministrja e Bosnjës: Mini-shengeni bëhet pjesë e procesit të Berlinit nën kujdesin e BE-së

30 tetor 2020 | 11:11

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, ka deklaruar se iniciativa e Mini-Shengenit po bëhet pjesë e Procesit të Berlinit nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE).

Ajo ka thënë se takimet e fundit të zhvilluara si pjesë e Procesit të Berlinit sjellin një dimension të ri në marrëdhëniet midis rajonit dhe BE.

“Si pjesë e përgatitjeve të kryera nga vendet pjesëmarrëse me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit, po konsiderohet miratimi i një draft deklarate të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), e cila në praktikë duhet të nënkuptojë që iniciativa e Mini-shengenit do të përfshihet në CRM dhe kështu do të bëhet një pjesë integrale e Procesit të Berlinit”, ka thënë Turkoviqi, përcjell “N1”.

Ajo ka thënë se beson se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian planifikon ta pranojë këtë ide si të vetën përmes procesit të Berlinit, i cili duhet të sigurojë besim shtesë në këtë nismë, të sjellë përfitime të shumta për vendet e rajonit dhe të përshpejtojë përmbushjen e detyrimeve nga procesi i anëtarësimit në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar…