Ministrja e Ramës e konfirmon emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, e quan zgjedhje të goditur
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka konfirmuar emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit.
Ajo ka thënë se ky është lajm shumë i bukur.
“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Kumbaro e ka përgëzuar ministren Belinda Balluku për këtë vendim.
“Zgjedhje e goditur Belinda Balluku. Urime e me krahë të lehta!”, ka shkruar ajo.




