Ministrja Gjonaj para Komisionit: Duhet të ndiqet hetimi për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar

31 maj 2021 | 19:32

Ministrja e Drejtësisë, Eltida Gjonaj, ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve, mbi raportin për vitin 2020 për rekomandimet e Prokurorit të Përgjithshëm për kriminalitetin.

Pas një raportimi shterues dhe të plotë të zbatimit të rekomandimeve mbi kriminalitetin, ministrja Gjonaj pasi ka vlerësuar punën e Prokurorit të Përgjithshëm, SPAK-ut dhe BKH-së u ndal dhe në disa çështje kryesore duke bërë thirrje që SPAK-u duhet të bëjë hetime proaktive dhe ndjekje penale të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen nga vetting, për të cilët ka prova dhe indicie se pasuria e tyre është në bazë të korrupsionit.

Po ashtu ajo ka thënë se duhet të ndiqet hetimi për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, për të cilët komisionet e vettingut kanë prova se kanë pasuri të paligjshme.

Ministrja Gjonaj vuri theksin tek rihapja e dosjeve të krimit të organizuar, duke përgëzuar SPAK-un për rihapjen e tyre gjatë vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri amerikan Deontay Wilder ka dhënë një intervistë për mediat,…