Ministrja Hajdari reagon pasi AKK-ja dorëzoi kallëzim penal kundër saj

14 mars 2022 | 20:22

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Ajo dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Menjëherë pas këtij lajm, ka reaguar ministrja Rozeta Hajdar.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë. Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së”, ka reaguar ministrja Hajdari në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot…