Ministrja Hajdari viziton disa markete, premton mbështetje për bizneset

01 prill 2020 | 13:04

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka vizituar marketet për të parë më për së afërmi funksionimin e tregut në rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19.

Gjatë vizitës, në markete, ajo është interesuar rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të ministrisë dhe të institucioneve qeveritare për të bërë më funksional tregtimin e produkteve në pikat shitëse nëpër markete.

Po ashtu, Hajdari është interesuar edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen bizneset në këto rrethana.

Me këtë rast, ajo ka inkurajuar së Qeveria e Kosovës dhe ministria që drejton do t’i dalin në mbështetje bizneseve edhe në këto rrethana të emergjencës shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur pas takimeve që…