Thaçi: Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve

01 prill 2020 | 12:59

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur pas takimeve që ka mbajtur me liderët politikë, Albin Kurtin, Isa Mustafën e Kadri Veselin për t’u konsultuar për hapat e mëtutjeshëm pas mocionit të mosbesimit.

I pari i shtetit fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u kujdesur për qytetarët në kohën e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka deklaruar se qytetarët po tregojnë disiplinë e janë duke sakrifikuar në interes të shëndetit.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë do të vazhdojë. Sot, si president duke respektu kushtetutën mandatin tim, pas mocionit të mosbesimit, jam detyruar që të filloj konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm në funksionimin e institucioneve të Kosovës, apo themelimin e institucioneve të reja”, ka deklaruar presidenti.

Ai ka bërë me dije se këto takime do t’i vazhdojë edhe nesër.

“Sot kam takuar kryetarin e LV-së, kryetarin e LDK-së me ekipet e tyre dhe kryetarin e PDK-së. Nesër do të vazhdoj t’i takoj liderët tjerë në mënyrë që të krijoj një bazë të opinioneve apo të formsoj veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarr si president i vendit. Bazë e imja do të jetë respektimi i plotë i legjitimitetit qytetar duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e votëbesimit me 25 mars. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarrë si president pas konsultimeve do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën, ligjet por edhe praktikat e mëhershme. Pra do të jetë një proces i konsultuar kushtetues dhe ligjor për të cilin ju do të njoftoheni menjëherë”, ka deklaruar presidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka mbajtur mbledhje të…