
Ministrja Haradinaj-Stubulla zhvillon bisedë telefonike me Cakajn
13 qershor 2020
| 17:34
“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stubulla gjatë një bisede telefonike që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ajo ka bërë me dije me Cakaj rikonfirmuan vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, të jenë krah për krah në realizimin e detyrave shtetërore e kombëtare, e po ashtu edhe gadishmërinë e realizimit të vizionit euroatlantik të vendeve tona.
(Q.R / Epoka e re)