Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

11 maj 2025 | 21:13

Nga rezultati i printuar në këto dy qendra, në fshatin Domje, shihet një dominim i Partisë Socialiste, me 222 vota, ndërsa Partia Demokratike dhe koalicioni i saj kanë marrë vetëm 73 vota.

Janë publikuar rezultatet e para të dy kutive në Vorë, ku është aplikuar votimi elektronik.

Sipas të dhënave të siguruar në qendrën e votimit nr. 1558, ZAZ 27, janë regjistruar 1,000 zgjedhës, ndërsa kanë votuar 138 qytetarë, çka përbën një pjesëmarrje prej 13.8%. Nuk është regjistruar asnjë votë e pavlefshme.

Partia Socialiste është renditur e para, me 98 vota të marra. Kandidati më i votuar i PS në këtë zonë është Blendi Gonxhja me 53 vota, përcjell telegrafi.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka siguruar 31 vota.

Partia Mundësia ka marrë 4 vota. Ndërkohë, Lëvizja Bashkë, ka marrë vetëm 1 votë, dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka marrë tre vota.

Ndërkohë që procesi i numërimit në Vorë ka vijuar me kutinë e dytë të hapur, në qendrën e votimit 2037/1 në Domje.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë qendër PD-ASHm ka marrë 42 vota, ndërsa Partia Socialiste është renditur e para me 124 vota, me Blendi Gonxhen që kryeson me 75 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1 votë, Partia Mundësia 4 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 2 vota dhe PSD 5 vota.

Pas publikimit të rezultatit, në Vorë nisi edhe festa me fishekzjarrë nga simpatizantë të Partisë Socialiste.

Blerim Shera, kryetari i Bashkisë së Vorës, gjithashtu socialist, tha se Vora ka zgjedhur Edi Ramën. “Ne kemi kohë që punojmë për këtë rezultat, nuk është rastësor”, tha ai për gazetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës…