Aksident mes disa veturave në Mazgit, Policia del në vendin e ngjarjes
03 nëntor 2026
| 15:00
Një aksident komunikacioni është raportuar pak çaste më parë në Mazgit, ku, sipas informacioneve fillestare, janë përfshirë disa vetura, shkruan “Epoka e re”
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, e cila po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e trafikut.

Nuk janë bërë ende të ditura nëse ka persona të lënduar, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen pas përfundimit të hetimeve nga organet kompetente.



