Ministrja Haxhiu nuk e mohon mundësinë që koeficienti të jetë nën 120

04 janar 2023 | 23:09

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar sot Ligjin e Pagave.

Projektligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, është deklaruar Bekim Kupina këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.

Pas dekretimit nga presidentja, ligji publikohet në gazetën zyrtare dhe një muaj më pas hyn në fuqi.

Për këtë ligj ishte paralajmëruar se do ta dërgonin në Gjykatë Kushtetuese. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kishte thënë se në rast se me Ligjin për Paga parashihet ulja e pagave për gjyqtarët do t’i shikojë të gjitha mundësitë që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, mbi 30 sindikata e organizata e kanë kundërshtuar ligjin.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ende nuk dihet se sa do të jetë koeficienti bazuar në këtë Ligj. “Ende nuk dihet sa do të jetë koeficienti, sepse është duke u bërë kategorizimi i vendeve të punës”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë.

Është e çuditshme se si presidentja e ka dekretuar këtë Ligj edhe pse nuk dihet shuma e koeficientit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edoni në…