Ministrja Haxhiu prezanton pakon e vetingut
27 dhjetor 2022
| 11:53
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka raportuar sot para Komisionit Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vetingut, ku ka prezantuar pakon e vetingut.
Ajo ka bërë me dije se anëtarët e Komisionit i ka njoftuar me gjithë rrjedhën e procesit që nga prilli i vitit 2021, dhe ka theksuar se amendamentet kushtetuese për vetingun janë të harmonizuara me rekomandimet e Venecias dhe janë të gatshme për procedim në Gjykatën Kushtetuese.
“Duke qenë një nga proceset më të rëndësishme, në këtë takim shpreha edhe vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë për ta ndihmuar Komisionin për përmbylljen e kësaj reforme me peshë të madhe për vendin dhe qytetarët”, ka thënë ministrja Haxhiu.



