Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Irfan Kërçagu (Dokument)

19 maj 2023 | 13:21
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka suspenduar përmbaruesin, Irfan Këçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ministrja Haxhiu ka vlerësuar profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin.

“Si ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim. Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Mes tjerash, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë që kanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mos përhapni propagandën e Aleksandar Vuçiqit- Joseph Goebbelsit ballkanik! Nga:…