BURGUN E DUBRAVËS E BOMBARDOI AVIACIONI I SERBISË E JO I NATO-S!

19 maj 2023 | 13:14

Mos përhapni propagandën e Aleksandar Vuçiqit- Joseph Goebbelsit ballkanik!

Nga: Bardhyl Mahmuti

Bombardimi i caqeve civile shqiptare nga aviacioni serb u shoqërua me një propagandë të paparë nga ana e ministrit të atëhershëm të Informacionit në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për të fajësuar NATO-n për këto aksione. Duke fshehur krimin dhe duke fajësuar NATO-n, Serbia kreu një krim të dyfishtë!

Përkundër asaj se konferencën për shtyp të Pentagon, të datës 21 maj 1999 (Shih videon e mëposhtme) SHBA demanton në mënyrë të argumentuar se prapa këtij krimi nuk qëndrojnë forcat e NATO-s, propaganda e Joseph Goebbelsit ballkanik krijoi huti kaq të madhe, saqë sot e kësaj dite shpërndahen, në mënyrë të pavetëdijshme, sajesat serbe.

Sot, në 24 vjetorin e fillimit të krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës, përkujtojmë 19 majin e vitit 1999, kur aviacioni serb bombardoi pavijonin C1 të këtij burgu dhe vrau tre kolos të çështjes sonë kombëtare dhe të luftës së UÇK-së: Enver Topallin, Abdullah Tahirin dhe Gjokë Ndrecajn!

Gjatë periudhës 19-23 maj 1999 forcat serbe kryen njërin ndër aktet më të rënda gjenocidare që njihet me emrin “Masakra e Dubravës”, gjatë së cilës u vranë 117 shqiptarë dhe u plagosën rreth 400 të tjerë.

Lavdi Enver Topalliit!
Lavdi Abdullah Tahirit!
Lavdi Gjokë Ndrecajt!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjitha viktimat e gjenocidit!

Të bashkëngjitur keni videot nga konferenca për shtyp në Pentagon, e datës 21 maj 1999:
https://youtu.be/CvIxtHpWQTY?t=2772
Lokacioni ku kanë goditur forcat e NATO-s:
https://goo.gl/maps/KpdKXZdHASsSjDfP7
https://kosovogenocide.com/masakra-ne-burgun-e-dubraves…/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e gjen justifikimin për mosarritjen…