Ministrja Hoxha: Më 5 Mars 1998 u hap porta e lirisë së Kosovës

05 mars 2018 | 14:54

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, ka shkruar se është shënuar solemnisht 20-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari”.

Ja postimi i plotë i ministres Hoxha:

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot, me Seancë solemne, është shënuar 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari.

Mëngjesi i 5 Marsit 1998, ishte dita e kthesës së madhe, dita që u hap porta për lirinë e Kosovës, duke rizgjuar energjitë liridashëse e çlirimtare të një populli por edhe të bashkësisë ndërkombëtare se Kosova meritonte lirinë.

Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari!
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi për medie…