Ministrja Hoxha merr përkrahjen e Çekisë për vizat

19 shtator 2018 | 13:31

Gjatë vizitës zyrtare në Çeki, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është pritur në takim nga Tomas Petriçek, zëvendësministër i Jashtëm, i cili sapo është nominuar për ministër të Jashtëm nga partia e tij.

Në këtë takim, Hoxha ka kërkuar përkrahje nga Çekia për liberalizimin e vizave.

Ajo ka theksuar se reformat e kërkuara me Agjendën Evropiane, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si dhe reformat tjera ekonomike, janë punë intensive e institucioneve të Kosovës.

“Çekia, në historinë e re, ka dëshmuar se është përkrahëse e zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe rajon”, ka theksuar Hoxha, duke shutuar se pret përkrahje edhe në hapin final, vendimin përkrahës për liberalizim nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, për heqjen e kufizimit të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa Petriçek ka mirëpritur angazhimin e ministres Hoxha duke ofruar mbështetje për Kosovën dhe procesin integrues të saj.

Ai ka theksuar se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti integrimi evropian i Kosovës është prioritet për Republikën çeke dhe Kosova do ta ketë mbështetjen e Çekisë në proceset e rëndësishme për vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar afati kalimtar për basketbollistë dhe basketbolliste në Federatën…