Ministrja Hoxha merr përkrahjen e Luksemburgut për vizat

07 mars 12:05

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar me ministrin e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm, për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe për projektet që ndihmojnë procesin integrues dhe liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se projektet e mbështetura nga Luksemburgu i kontribuojnë procesit integrues si dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Sipas Hoxhës, është tejet e rëndësishme përkrahja e Luksemburgut në organizatat ndërkombëtare si dhe vota e këtij shteti mik për anëtarësimin e Kosovës.

“Përkrahja që ka ardhur për Republikën e Kosovës nga Dukata e Madhe e Luksemburgut, me theks në diplomaci, fuqizimin e shtetësisë dhe realizimin e procesit integrues, është tejet e rëndësishme për Kosovën”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërsa ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Jean Asselborn, e ka siguruar ministren Hoxha se Luksemburgu, do të ofrojë mbështetje të fuqishme për Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe në realizimin e projekteve të domosdoshme për procesin integrues.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernd Riegert Tërmeti populist në Itali përfaqëson një kthesë të…