Ministrja Manastirliu: Këtë vit do të kemi sezon turistik të lehtësuar në Shqipëri

28 maj 2021 | 11:45

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë” në Vlorë.

Me këtë rast, Manastirliu ka thënë situata aktualisht është e kontrolluar dhe do të vazhdohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.

“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kemi bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit”, ka thënë Manastirliu, shkruan “tvklan.al”.

Ministrja shqiptare nga Vlora ka bërë me dije se më 15 qershor do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinfektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e hershme të mëngjesit, të premten në Drenas…