Reshjet e shiut, ekipet emergjente në Drenas dalin në teren

28 maj 2021 | 11:39

Në orët e hershme të mëngjesit, të premten në Drenas ka pasur të reshura të mëdha të shiut, ku për pasojë rrjeti i disa kanaleve atmosferike, nuk ka mundur t’i përcjell të reshurat dhe uji ka dalë ne sipërfaqe.

Me këtë rast, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dal në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme.

May be an image of body of water and road

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bratisllav Dikiq, ish-kreu i xhandarmërisë së Serbisë dhe gjeneral në…