
Minnesota arrin fitore të ngushtë ndaj Grizzlies
Timberwolves ka mposhtur me rezultat të ngushtë Grizzlies.
Ndeshja e katërt e “play-off”-it, në mes Minnesota Timberwolves – Memphis Grizzlies ka përfunduar 119 – 118. Timberwolves arritën fitore minimale, por shumë të rëndësishme kështu duke e barazuar rezultatin në 2:2.
U zhvillua një ndeshje mjaft e baraspeshuar, ishte çereku i parë ku ekipi mysafirë bëri diferencën e vogël ndaj atij vendas.
Basketbollisti më i dalluar ishte Kalr Anthony me 33 pikë të shënuara, tri asistime dhe gjithsej 14 kërcime. Pas tij ndeshje të mirë zhvilloi Anthony Edwards me 24 pikë, katër asistime e katër kërcime.
Për ekipin vendas më i miri në parket ishte Desmond Bane me 34 pikë të shënuara, katër asistime dhe dy kërcime.
I dyti me performancë të mirë ishte Dillon Brooks i cili shënoi 24 pikë, dhuroi një asistim dhe bëri dy kërcime. Pas kësaj fitore të Timberwolves bëhet një ‘luftë’ me e nxehtë në mes dy skuadrave.