Minoreni peshkon krapin gjigant
                23 tetor 2018
                |  11:28
            
        Liqeni Scandarello i Amatrice nuk resht së surprizuari. Mëngjesin e së shtunës që lamë një i ri ka arritur të peshkojë një krap gjigant. Bëhet fjalë për një ekzemplar që peshon 25.2 kilogramë. Ishte 17-vjeçari Luke Mullet me ekipin e Uellsit ai që peshkoi krapin gjigant në garën Botërore të peshkimit të krapit.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        