
Miradije Kelmendi emërohet Kryeshefe e IPK-së
03 gusht 2018
| 23:55
Miradije Kelmendi është emëruar Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, mandati i së cilës zgjat 5 vjet.
Kelmendi me këtë vendim, duhet të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Para Kelmendit, Kryeshef ishte Hilmi Mehmeti, të cilin e ka shkarkuar nga detyra Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, pasi thuhej se me veprimet e tij, ka shkaktuar keqmenaxhim të vazhdueshëm të IPK-së, ka dështuar të përmbush objektivat strategjike të IPK-së dhe përfundimisht, sipas vendimit, me veprimet e tij në keqmenaxhim të vazhdueshëm, Mehmeti ka dëmtuar imazhin e IPK-së, raporton Koha.net.
