Miratimi i buxhetit për zgjedhjet, Krasniqi kërcënon anëtarët e KQZ-së dhe lëshon mbledhjen: Keni me pas pasoja
Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka kërcënuar anëtarët e KQZ-së që e votuan sot buxhetin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Në mbledhjen e KQZ-së, ai ka bërë me dije se ata që e kanë votuar këtë buxhet se bashku për amendamentin e propozuar nga PDK-ja, do të përballen me pasojat.
“Një paralajmërim po ua jep të gjithëve, edhe zonjës Myfera që votojë për këtë pjesë. Paralajmërimi është kështu: më 12 dhjetor fillon votimi përmes postes. Ju tash që keni votuar për, ju veç buxhetin e votuat, por dine për pasoja që keni me i pasur, edhe publikisht, edhe administrativisht, edhe cilado qofshin. Nëse për shkak të veprimeve tuaja mërgatës ju po ia mohoni formën e votimi përmes postës. Kështu që, le t’i merr secili propozimet e veta, por edhe sekretariatit le t’i shikon mirë. Sepse raporti që ata e kanë sjell tregon qartë që nuk mundohesh një votim i tillë. Nëse publikisht, sot ka njerëz këtu që votuan për një buxhet, i cili në bazë të raporti të sekretariatit thotë që është abuzim me qat buxhet çfarëdo operacioni që bëhet sepse nuk me mbërrin qëllimin për të cilin bahet, dijeni që jemi duke ndërmarr veprime korruptive”, ka thënë Krasniqi.
Pas paralajmërove të tij, ai e ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së. /Nacionale



