Miratohet kërkesa e kryeauditores për ulje të pagës

13 tetor 13:15

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar kërkesën e kyreauditores së përgjithshme, Vlora Spanca për uljen e pagës.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja tha se kërkesa e Spancas ka qenë që t’i ulet paga prej 3,835 euro në 2,800 euro.

Spanca ka sqaruar se priten të raportohen deri në 134 raporte të auditimit gjatë punës në vazhdim, raporton EO.

“Priten të raportohen 134 raporte të auditimit dhe raporte të tjera që kanë të bëjnë me resurse njerëzore”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…