Miratohet kërkesa për ndarje të shujtave për punonjësit e komunës së Mitrovicës

28 janar 2021 | 14:40

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi dhe në prani të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe bashkëpunëtorëve të tij, është mbajtur mbledhja e 41-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, që më parë kishin qenë temë diskutimi në mbledhjen e KPF-së.

Në këtë seancë u miratua kërkesa nga Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës për ndarje të shujtës për punonjësit e komunës.

Në  këtë seancë janë diskutuar dhe janë miratuar edhe disa pika të tjera me rendësi në këtë komunë, si propozim-vendimin për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2021; propozim-vendimi për subvencionimin e Klubit të Basketbollit “Trepça”; propozim-vendimi për subvencionimin e Klubit të Volejbollit “Trepça”; propozim-vendimi për subvencionimin e Klubit të zhytjes “Trepça”; dhe kërkesën për mbështetje financiare nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshën U-21 është njohur me…