Miratohet në komision Projektligji për noterinë, kusht provimi i jurisprudencës

16 janar 2024 | 15:33

Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për noterinë, i cili do të procedohet në seancë të Kuvendit.

Në mbledhje të komisionit kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku janë prezantuar ndryshimet që janë bërë në kuadër të këtij projektligji.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se kusht për noterë do të jetë provimi i jurisprudencës.

“Noteri është i rëndësishëm dhe merret me shërbime publike, prandaj është e rëndësishme që noterët të jenë sa më profesional dhe të ofrojnë shërbime sa më profesionale. Prandaj kemi konsideruar që është e rëndësishme që të vendoset si kusht provimi i jurisprudencës. Po ashtu, mundësimin e digjitalizimit të shërbimeve noteriale nga noterët, gjë që do të lehtësojë qasjen në këto shërbime të qytetarëve dhe do të rris efikasitetin e noterëve”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se provimi për noterë do të mbahet më 27 janar.

“Ne gradualisht po afrohemi edhe tek dita 27 janari që është dita kur do të mbahet provimi i noterisë, që është një proces po aq i rëndësishëm dhe për të cilin jam kujdesur shumë që të mos kemi një proces qysh ka ndodhur në vitin 2019. Ka qenë një proces i komprometuar, por që të jetë një proces transparent me përbërje të anëtarëve të komisionit me integritet të lartë”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) ka publikuar të dhënat…