Miratohet në parim Projektligjin për pagat në sektorin publik

25 tetor 11:55

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme me 62 vota për, 2 abstenime dhe asnjë kundër kanë miratuar në parim Projektligjin për pagat në sektorin publik.

Deputetët kanë miratuar edhe këto projektligje: Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Projektligjin për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit, Projektligji për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligji për tatimin në të ardhurat personale.

Në parim u miratuan edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar, projektligji për Inspektoratin e punës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, Projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura, Projektligji për zyrtarët publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi punues Panevropian i Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentit…