Miratohet nisma për njohjen e patentshoferëve nga Kanadaja dhe Turqia

09 shkurt 2022 | 12:18

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjeve mes Kosovës me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentshoferëve.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë tha se me këtë marrëveshje qytetarët që kanë leje qëndrim në shtetet përkatëse nuk kanë nevojë të hyjnë në provime plotësuese apo teste.

“Kjo nismë tregon gatishmërinë e dy shteteve për marrëveshje në kuadër të raporteve të mira dhe natyrisht qëllimit të përbashkët për të lehtësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka deklaruar  Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja Jugore ka hequr dorë nga programi “gjurmo, testo dhe…