Miratohet Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike

30 shtator 2020 | 14:05

Projektligji për Financimin e partive politike është miratuar sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili ka raportuar për këtë projektligj, ka thënë se kostoja e këtij projektligji do të jetë mbi 220 mijë euro.

“Ky projektligj është pjesë legjislative e programit për vitin 2020. Në proces të hartimit janë konsultuar edhe përfaqësues të subjekteve politike. Ky projektligj parasheh dispozita ligjore që kanë të bëjnë me auditimin e pasqyrave financiare për subjektet politike dhe kjo është bërë me qëllim që të rritet transparenca”, ka deklaruar Krasniqi.

Në parim këtë projektligj e ka përkrahur edhe PDK-ja. “Ligji është i mirë sepse e rregullon një fushë dhe ka nevojë e për transparencë. Ajo çka unë kam vërejte nuk është mirë me e u vendos kritere të cilat realisht janë shtrëngesë për punën e partive politike pastaj e devijojnë qëllimin. Do ta përkrahim në parim këtë projektligj që të vendoset në lexim të parë ne seance dhe pastaj të ketë mundësi të plotësohet”, ka thënë deputeti i PDK-së, Bedri Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patric Evra ka thënë disa deklarata…