Miratohet Projektligji për Tubime Publike dhe Projektligji për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë
07 tetor 2022
| 19:36
Deputetët e Kuvendit sapo kanë miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë.
58 deputetë ishin për, katër kundër dhe asnjë abstenim.
Poashtu është miratuar edhe projektligji për Tubime Publike në Kuvendin e Kosovës.
Në kuvend ishin të pranishëm 64 deputetë, ku të gjithë votuan pro, njofton Klankosova.tv.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me këtë projektligj është përcaktuar se organizatori vetëm e lajmëron mbajtjen e tubimit, pa pasur nevojë të marrë leje për mbajtjen e tij.



