Miratohet propozimi për kompensimin e tërheqjes së 10 përqindëshit të Trustit

08 qershor 2021 | 16:08

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rimbursimin në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale, e kjo do të përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se rimbursimi do ta fillojë nga viti 2023, derisa ka kërkuar që të aprovohet kjo pikë.

“Rrjedh si obligim nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike. Propozim vendimi i kësaj pike rimbursimi të fillojë nga viti 2023, kjo metodologji siguron qëndrueshmëri fiskale”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë…