Miratohet Rregullorja për qasjen e mediave në Kuvend, shkurtohen edhe disa shpenzime

28 maj 2020 | 16:51

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen në të cilën ka marrë vendim për qasjen e mediave në Kuvend. Për këtë vendim ka njoftuar Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

“Po ashtu, Kryesia njëzëri miratoi Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, e hartuar në koordinim me përfaqësuesit e mediave dhe miratimit paraprak të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), si dhe mbështetjen e NDI-së”, thuhet në komunikatën e dërguar para pak çastesh.

Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për reduktimin e shpenzimeve të telefonisë mobile dhe asaj fikse për stafin politik dhe administratën e Kuvendit.

“Kryesia miratoi vendimin për reduktimin e shpenzimeve të telefonisë mobile, asaj fikse dhe reprezentacionit si për stafin politik, po ashtu edhe për administratën e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

“U miratua, gjithashtu, edhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, konform rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ndërsa kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020, u procedua në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike”, bëhet me dije në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e organizuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, para vendimit të…